Telegrafi

“Benzema është i mbivlerësuar”

Karim Benzema vazhdon të kritikohet dhe tani është anglezi Gary Lineker, që e quan të mbivlerësuar.

Sulmuesi i Real Madridit, humbi një rast të qind për qind përballë Hugo Loris.

Edhe pse francezi gjuajti nga më afër se pesë metra, topi u prit nga Loris.

Kjo ka bërë që Lineker, ish sulmuesi i Barcelonës dhe Tottenham, ta sulmojë lojtarin.

Lexo po ashtu Presidenti i Lyonit e falënderon Benzeman për blerjen e Diaz

“A mendoj vetëm unë, apo Benzema është i mbivlerësuar? Një gol në çdo ndeshje me një klub të fort si Real Madridi, nuk ka diçka speciale. Dashuri po, por nuk është i madh”, ka shkruar ai në Twitter.

Benzema mbetet një nga lojtarët më të sulmuar në Real Madridi.

Sulmuesi u zëvendësua në pjesën e dytë nga Asensio.

Francezi ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2022. /Telegrafi/