Karim Benzema vazhdon të kritikohet dhe tani është anglezi Gary Lineker, që e quan të mbivlerësuar.
Sulmuesi i Real Madridit, humbi një rast të qind për qind përballë Hugo Loris.
Edhe pse francezi gjuajti nga më afër se pesë metra, topi u prit nga Loris.
Kjo ka bërë që Lineker, ish sulmuesi i Barcelonës dhe Tottenham, ta sulmojë lojtarin.
“A mendoj vetëm unë, apo Benzema është i mbivlerësuar? Një gol në çdo ndeshje me një klub të fort si Real Madridi, nuk ka diçka speciale. Dashuri po, por nuk është i madh”, ka shkruar ai në Twitter.
Benzema mbetet një nga lojtarët më të sulmuar në Real Madridi.
Sulmuesi u zëvendësua në pjesën e dytë nga Asensio.
Francezi ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2022. /Telegrafi/