Telegrafi

Benzema dhe Vinicius më të mirët e Ligës së Kampionëve për sezonin që lamë pas

Real Madridi po zhvillon Superkupën e Evropës, ku po përballet me Eintracht Frankfurtin në Helsinkin.  

Pak para se të fillonte ndeshja, Zvonimir Boban, legjenda e futbollit kroat, ka nderuar me çmime më të mirët për sezonin e shkuar.

Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22, ku Real Madridi e ngriti trofeun.

Në anën tjetër Vinicius Junior është shpallur lojtari më i mirë i ri i kësaj garë.

Një çmim u nda edhe për Ansgar Knauff të Eintracht si lojtari i ri më i mirë në Ligën e Evropës për sezonin e shkuar. /Telegrafi/