Real Madridi humbi në ndeshjen e dytë ndaj Atleticos në Ligën e Kampionve, por kjo nuk i ndaloi ata që të kualifikohen në finale, pasi rezultati nga ndeshja e parë ishte 3-0.
Golin e vetëm për Los Blancos në humbjen 2-1 e shënoi Isco, por gjithçka erdhi nga driblimi i bukur i Karim Benzemas.
Për këtë foli edhe lojtari, i cili e pranon se nga ai momenti ndryshoi gjithçka: “Driblimi im? Çdo gjë ndryshoi në çastin e kthimit dhe të gjithë u përfshinë në lojë”.
Pastaj edhe mbrojtësi i Atleticos, Jose Gimenez, i cili ishte pjesëmarrës në këtë aksion: “Mendoj se Benzema ishte i aftë të bëjë më mirë se ne, e gjitha kjo pasi ne kishim më shumë besim se që duhej”.
Dhe normalisht që kjo nuk mbeti pa u komentuar edhe nga trajneri Zinedine Zidane: “Nuk kam ide se si ai doli nga aty”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yDpL-VpyW4A