Site icon Telegrafi

Benzema bëhet golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Real Madridit

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit mbretëror, Real Madrid.  

Në Real Madrid, sulmuesi francez vazhdon të bëjë histori dhe të shkruaj emrin në mesin e legjendave në Santiago Bernabeu.

Benzema ka arritur të bëhet golashënuesi i gjashtë më i madh në histori të klubit, duke arritur të shënoj 209 gola apo një më shumë se legjenda Hugo Sanchez.

Lexo po ashtu Reali pa problem, triumfon edhe në ndeshjen e dytë ndaj Gironas dhe siguron gjysmëfinalen

Francezi shënoi dy gola në Estadio Montilivi kundër Gironas në Copa del Rey në fitoren 1-3, ku i pari erdhi pas asistimit të Dani Carvajal, ndërsa i dyti pas asistimit të Vinicius Jr.

Benzema duke festuar njërin gol (Foto: David Ramos/Getty Images /Guliver)

Tani si golashënuesi i gjashtë i klubit, Benzema nuk është shumë larg Ferenc Puskas me 242 gola, ndërsa pastaj radhitet Santillana më 290 gola.

Në vendin e tretë gjendet legjenda Alfredo Di Stefano me 308 goli, Raul Gonzalez me 323 gola në vend të dytë, ndërsa primati mbahet nga Cristiano Ronaldo në 451 gola.

Francezi vendos veten përkrah legjendave (Foto: Marca)

Benzema është akuzuar se nuk ka shënuar gola mjaftueshëm, por ai tanimë e ka hedhur poshtë atë akuzë duke vendosur rekord të pabesueshëm.

Ylli francez ka shënuar 136 gola në La Liga, 47 në Ligën e Kampionëve, 20 në Copa del Rey, tri në Kupën e Botës për klube, dy në Superkupën Spanjolle dhe një në Superkupën Evropiane, duke bërë që asnjë konkurs të mos mund t’i rezistojë atij. /Telegrafi/

Exit mobile version