Telegrafi

Benzema arrin shifrën e 300 golave me Real Madridin

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka arritur tashmë shifrën e 300 golave të shënuar me fanellën e Real Madridit.

Real Madridi e mbylli me epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Valencias në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Goli i vetëm për Los Blancos në këtë pjesë u shënua nga Benzema, i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 44-të.

Ky gol i Benzemas ishte jubilar, pasi francezi tashmë ka shkuar në kuotën e 300 golave nga 584 ndeshje me fanellën e Real Madridit në të gjitha garat.

Me këtë shifër, ylli francez tashmë bëhet golashënuesi i katërt më i mirë në histori të klubit mbretëror.

Para Benzemas në listën e golashënuesve gjenden Cristiano Ronaldo i pari me 450 gola, Raul Gonzalez i dyti me 323 gola dhe Alfredo di Stefano i treti me 303 gola. /Telegrafi/