Site icon Telegrafi

Bentley vazhdon festimin e 100 vjetorit të themelimit, sjellë edhe dy modele të reja

Monterey Car Week që fillon gjatë javës që vjen, është aktiviteti ku do t’i shohim këto makina

Këtë vit, Bentley po e feston 100 vjetorin e themelimit , andaj ka bërë shfaqje mbresëlënëse, përfshirë edhe paraqitjen e 30 makinave të vjetra dhe të reja në Goodwood Festival of Speed, transmeton Telegrafi. Javën që vjen, Bentley e vazhdon festën në Shtetet e Bashkuara.

Në Monterey Car Week që zhvillohet nga 15 deri më 18 gusht, do të sjellë edhe dy modele të reja, përfshirë një Flying Spur tërësisht të ri.

Vetura e ri dizajnuar, do të ketë shumë pjesë nga alumini, derisa si opsion vjen edhe timoni që i kontrollon të gjitha rrotat. Motori me 6.0 litra VV12, i mundëson prodhimin e 626 kuaj fuqive.

Si pjesë e prezantimit, është edhe EXP 100 GT, që shfaqë vizionin e Bentleyt për veturat që do të lansohen deri më 2035.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 2.5 sekonda, apo maksimalen deri në 300 kilometra në orë, ia mundësojnë katër motorë të fuqishëm elektrikë.

Krahas këtyre dy modeleve të reja, Bentley pritet të ketë edhe befasi tjera shumë të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version