Vetëm 100 njësi të kësaj limuzine do të ndërtohen, për të nderuar themeluesin e kompanisë
Vitin që vjen, Bentley do ta ketë bërë një shekull, transmeton Telegrafi. Për këtë arsye, ka vendosur ta kthejë një ndër modelet e para dhe të preferuarat të W.O. Bentley, që sa bashku me vëllain e themeloi këtë kompani.
Që të shënohet ky përvjetor i veçantë, do të krijohet një limuzinë me emrin e themeluesit, ndërsa ka një motor të fuqishëm prej tetë litrave.
Kjo makine luksoze, do të bazohet në edicionin e parë të Mulsanne, të cilin W.O. e dizajnoi dhe e shfrytëzoi vet për nevojat personale. Makina e re që lansohet gjatë vitit që vjen, do të kenë nivel të lartë luksi, ndërsa është në dispozicion të një numri të ngushtë klientësh sepse vije në vetëm 100 njësi.
Imazhet e shpërndara tregojnë disa elemente të limuzinës, ndërsa në të ardhmen mund të mësojnë edhe lajme shtesë. /Telegrafi/