Bentley Mulsanne që është shfrytëzuar nga Mbretëresha Elizabetë e Anglisë, do të dalë së shpejti në ankand, me çmimin fillestar prej 200 mijë eurove.
Por, kjo shumë pritet të jetë shumë më e lartë, pasi është paralajmëruar pjesëmarrja e shumë ofertuesve, që duan ta kenë këtë veturë luksoze në koleksion, transmeton Telegrafi.
“Shtëpia” është opsioni i integruar në navigator, që me lehtësi të vozitet nga çdo pjesë e Londrës, për në kështjellën Winsdor.
Megjithëse do të ndryshohet pronari, vetura do të vije me të gjitha pjesët nga druri i arës që janë shtuar më vonë, por i është hequr sirena me drita për të lëvizur më lehtë në trafik. /Telegrafi/