Site icon Telegrafi

Bentley planifikon SUV më të mëdhenj se Bentayga (Foto)

Konceptet gjithnjë tregojnë planet që kanë kompanitë, për ndryshimin e modeleve të reja

Sikur të gjithë prodhuesit, elektrifikimi i veturave është ndër planet primare të Bentley, krahas projekteve për makina SUV, transmeton Telegrafi.

Krijimi i veturave sportive, si dhe të atyre që kanë shpejtësi të lartë, duket se kompania i ka lënë anash dhe ka plane tjera.

Duke folur për Spotscar, Warner Tietz menaxher i bordit të inxhinierëve në kompaninë britanike, ka thënë se planifikojnë makina SUV më të mëdha se Bentayga, që ofron rehati të lartë.

“Konceptet që i kemi shpërndarë deri m tani, tregojnë se jemi larg makinave sportive. Strategjia jonë, janë makinat e rehatshme SUV” ka thënë Tietz.

Sipas tij, deri më 2025 Bentley do ta elektrifikojë secilën makinë ekzistuese. /Telegrafi/

Exit mobile version