Tani të gjithë mund ta kenë mundësi, që të duket se e kanë afër një Benley të ri
Këtë vit, Bentley po e feston 100 vjetorin e themelit, në mënyrën se si di më së miri – duke krijuar modele të mahnitshme, transmeton Telegrafi.
Dizajni i EXP 100 GT, tregon në të njëjtën kohë, se si do të duken makinat e këtij prodhuesi deri në vitin 2035.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.5 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 300 kilometra në orë, nëpërmjet katër motorëve elektrike.
Megjithëse është ende na fazë të konceptit dhe vetëm inxhinierët e Bentley kanë arritur të hynë në tanë, tani mundësohet të shikohet nga afër ky model i fundit.
Nëpërmjet realitetit virtual, që ofrohet vetëm në pajisjet Apple, mund të shihen të gjitha detajet e makinës, si brenda ashtu edhe jashtë. Prodhuesit e makinave, janë kritikuar për krijimin e koncepteve të shumta, por që nuk prodhohen kurrë.
Së paku tani, Bentley mundëson që të shihet shumë nga afër, një makinë që nuk pritet për një kohë të gjatë të shihet në rrugë, megjithëse ka pamje shumë të mirë. /Telegrafi/