Site icon Telegrafi

Bentley Flying Spur mund t’i ketë deri 700 kuaj fuqi

Shfaqet për herë të parë, dukja që e ka ky model

Me të njëjtin motor me 6.0 litra sikurse të Bentayga Speed, që është makina SUV më e shpejtë në botë, Flying Spur është një makinë shumë e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Kapaciteti prej 626 kuaj fuqi, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për dy sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 333 kilometra në orë. Duket se fuqi edhe më të mëdha, Bently do të vendosë në Flying Spur të ri, që është parë duke u testuar në rrugë.

Në pamje, nuk dallon nga modeli i tanishëm, vetëm se i janë errësuar sipërfaqja e grillit dhe hapësirat ky hyn ajri, për ta bërë shumë më të egër. Sistemi ri i pezullimit, ka bërë që kjo makinë të jetë më e ulët dhe shumë më sportive.

Brendësia e Bentley Flying Spur nuk është parë, ndërsa pritet t’i ketë deri në 700 kuaj fuqi dhe të jetë një makinë e pëlqyer dhe e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version