Site icon Telegrafi

Bentley Flying Spur me 626 kuaj fuqi dhe shumë stil (Video)

Kur Audi A8, thjeshtë nuk mjafton

Në vitin 2017, Bentley e prezantoi kupenë e ridizajnuar Continental GT, teksa një vit më vonë edhe versionin që i hapet tavani, transmeton Telegrafi.

Me sedanin luksoz Flying Spur, Bentley e kompletoi rrethin e veturave urbane. Sikurse paraardhësi edhe modeli ri, ua plotëson dëshirat blerësve, që Audi A8 nuk ka mundur deri më tani.

Makina e gjeneratës së tretë, është shumë më e gjatë, ndërsa bazën e mbajtjes së rrotave e ka shumë më të gjerë, që do të thotë më shumë hapësirë për këmbët.

Dizajni duket i ngjashëm me modelin aktual, vetëm se Bentley është kujdesur që të ketë më shumë stil, me trup më muskuloz dhe linja me përfundime delikate.

Në brendësi e ka ekranin me 12.3 inç, që mund të fshihet në tërësi pas hapësirës së pjesës së përparme, ndërsa ofrohet si opsion edhe tavani i tërësishëm nga xhami.

Motori i Flying Spur i ka 6.0 litra dhe mund të prodhojë 626 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, do ta zë për 3.6 sekonda. Shpejtësia makimale e kësaj makine, është 330 kilometra në orë.

Raportohet se porositë për Bentley Flying Spur, mund të fillojnë nga vjeshta, ndërsa klientëve do t’ju dërgohet në fillim të vitit që vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version