Site icon Telegrafi

Bentley feston ditëlindjen e 100-të me modelin e EXP 100 GT

Shënim i përkryer, për një shekull punë

Meqenëse e ka ditëlindjen e 100-të, Bentley ka vendosur të festojë me stil, duke sjellë EXP 100 GT, që ende është në fazat e një koncepti, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet këtij modeli, kompania britanike dëshiron të tregojë se si do të duken vetuart që i prodhon në të ardhmen dhe se si do të duken në vitin 2035 makinat grand tourer.

“Kjo veturë tregon vizionin tonë, për të ardhmen e automobilizmit, duke përmbledhur pjesët më të mira, me frymëzim në të kaluarën” ka thënë drejtori i Bentley, Andrian Hallmark.

Shpejtësinë maksimale pritet ta ketë deri në 300 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund të arrijë për 2.5 sekonda. Autonomia e këtij Bentley do të jetë 700 kilometra, derisa 80 për qind e baterisë mund t’i mbushet për 15 minuta.

Sikurse pjesa e jashtme që është mjaftë e gjatë dhe e gjerë, në brendi do të ketë mjaft hapësirë, për më shumë rehati dhe qëndrim sa më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version