Telegrafi

Bentley Continental GT kthehet në një makinë që lëvizë me shiritin rrotullues sikur tank (Video)

Sistemi i lëvizjes të kësaj makine luksoze, është i njejtë m atë të një tanku

Shumë entuziastë të makinave, kanë bërë përpjekje që t’i adoptojnë platformat e veturave të tyre, që të jenë më të ngritura dhe të lëvizin nëpër shirit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shumë pak prej tyre kanë arritur t’i nxjerrin në rrugë, për të qarkulluar me to në mënyrë të rregullt.

Kësaj here, në një garazh në Rusi, është punuar mbi një Bentley Continetal GT, që është kthyer në një makinë të ngjashme me tankun funksional.

Sistemi i ndërtimit, ia pamundëson që të ketë dyer apo dritare, por megjitatë është një mundësi e mirë që të lëvizet në mot të kthjellët. /Telegrafi/