Modeli me tavan të hapur, tashmë mund të shihet në tërësi
Prej se Bentely e prezantoi modelin tërësisht të ri Continental GT, të gjithë kanë pritur me padurim edhe kur t’ia largojë edhe pjesën e sipërme, transmeton Telegrafi.
Por, nuk ka nevojë të pritet më gjatë, pasi prodhuesi britanik tashmë e ka shpërndarë një video, ku e tregon modelin pa pjesën e sipërme, ashtu siç edhe kishte premtuar. I bazuar në parametrat e kupesë GTS, përmasat e këtij modeli të 2019 nuk janë aspak të habitshme.
Pëlhura e pjesës së sipërme hapet me lehtësi, duke lejuar të hyjnë rrezet e diellit mbi katër ulëses e makinës, që është sportive dhe elegante në secilin element. Me motorin 6.0 litra W12, ky Bentely prodhon 626 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.7 sekonda, një sekondë më i ngadaltë se kupeja. Megjithatë ky Bentley Continental GT, arrin shpejtësi maksimale sikur kupeja, pasi mund të lëvizë me 333 kilometra në orë.
Sa i përket çmimit, pritet të arrijë me shtrenjtë se kupeja që ka çmim fillestar prej 225 mijë dollarëve. /Telegrafi/