Site icon Telegrafi

Bentley Bentayga SUV 2024 nuk do ta përdorë motorin ikonik W12

Bentley Bentayga më nuk do të ofrohet me motorin me 12 cilindra dhe me turbo të dyfishtë, kjo pas një përditësimi që iu bë SUV-së luksoze nëpërmjet së cilës është hequr opsioni i variantit të saj më të shpejtë.

Gjiganti britanik ka njoftuar se Bentayga do të përfitojë një numër të përmirësimeve të sigurisë dhe pajisjeve për vitin 2024 – megjithatë jo versionet e fuqizuara nga motori W12, të cilat më nuk do jenë në dispozicion pasi asaj iu dha “lamtumira” nga një edicion special i fundit i linjës “Speed Edition 12” më herët këtë vit.

Në shkurt, Bentley e dha datën e fundit të prodhimit për motorin e tij ikonik W12 – nga i cili më shumë se 1,000,000 ekzemplarë janë ndërtuar që nga viti 2001 – deri në vitin 2024, dy vjet përpara afatit për shkak të kalimit të afërt të markës në emetime më të ulëta me vetura hibride plug-in dhe elektrike, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Motori aktual W12 me turbo të dyfishtë i Bentley Bentayga prodhon 626 kuaj fuqi dhe 900 njuton metër fuqi rrotulluese – dukshëm më shumë se sistemi hibrid plug-in V6 me benzinë 3.0 litra të SUV-së me dy turbo (455 kuaj fuqi/700 njuton metër ), si dhe 541 kuaj fuqi/770 njuton metër që ofron motori 4.0 litërsh V8 me turbo të dyfishtë.

Për vitin 2024, Bentayga me bazën e rrotave standarde është pajisur me veçori nga versionet e SUV-së me bazën e rrotave të zgjatur (EWB), duke përfshirë drejtimin e boshtit të pasmë që është standard në Bentayga S dhe Azure, si dhe “ulëse të linjave ajrore” opsionale.

SUV-ja kryesore e Bentley tani është gjithashtu e pajisur me parkim në distancë që operohet nëpërmjet një aplikacioni në telefonat e mençur, një kamerë 360 gradë dhe një sistem ndihmës emergjence. /Telegrafi/

Exit mobile version