Me këtë ndryshim, Bentley pretendon se e ka bërë Bentaygan e ri, modelin më praktik ndër makinat luksoze
Në një nga makinat më luksoze SUV, tani është integruar edhe sistemi shumë praktik, që e bën Bentley Bentayga të mund të akomodojë deri në shtatë persona, transmeton Telegrafi.
Varësisht nga dëshira e shfrytëzuesve, mund të ulen ulësen e prapme apo ato të përparme, për më shumë hapësirë për mallra të ndryshme. Derisa të pasmet mund të ulen në mënyrë elektronike, ulëset e përparme duhet të ulen në mënyrë manuale.
Të gjitha këto, derisa niveli i luksit vazhdon të jetë i njëjti, me lëkurë të përpunuar mirë, si dhe dru të rrallë me përfundime të kryera me shumë kujdes.
Udhëtarët në këtë Bentley, kanë mundësi edhe të kontrollojnë nxehtësinë e veturave si dhe të aktivizojnë sistemin e masazhit.
Ky Bentayga me 6.0 litra që prodhon 626 kuaj fuqi, mund të jetë edhe SUV më i shpejtë, pasi mund të lëvizë me 305 kilometra në orë, që është më shpejtë se Lamborghini Urus. /Telegrafi/