Sulmuesi belg, Christian Benteke është duke i kaluar ditët e tij të fundit te Liverpooli.
Ish-anëtari i Aston Villës, e ka humbur pozitën e titullarit në klub dhe ka kërkuar largimin në fund të stinorit.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në La Liga ose në Serie A ku shumë skuadra kanë shprehur interesim.
Së fundmi në garë për sulmuesin e Liverpoolit, është futur edhe Atletico Madrid, ndërsa në Spanjë interesim ka shprehur edhe Valencia.
Ndërkohë, Roma mbetet njëra nga skuadrat favorite për transferimin e Bentekes, pasi në marrëveshje mund ta përfshijë edhe Leandro Paredesin, lojtar që i pëlqen Jurgen Kloppit. /Telegrafi/