Telegrafi

Benteke ‘impresionon’ Simone Zazan me këtë penallti të humbur (Video)

Christian Benteke humbi penalltinë dhe mundësinë për të barazuar rezultatin ndaj West Hamit dhe kështu në fund Crystal Palace humbi me rezultat 0-1.

Pasi jemi te njëmbëdhjetëmetërshat, kundërshtarë i belgut ishte Simone Zaza, i famshëm për penalltinë e tij të humbur ndaj Gjermanisë me Italinë.

Kjo mjaftoi që në rrjetet sociale të bëhet shaka me Benteken. Shakat ishin nga ato që ai ishte i ndikuar nga ‘sindromi Zaza’, se italiani u bë krenar nga ish-ylli i Liverpoolit, se të dy tashmë kanë një të përbashkët dhe mund t’i qajnë hallet së bashku, e shumë shaka tjera.

Më poshtë keni penalltinë e humbur të Bentekes. /Telegrafi/