Telegrafi

Benteke drej West Ham Unitedit

West Ham United është një ndër ekipet që janë duke përgatitur një ofertë për Christian Benteke, i cili po kërkon largimin prej Liverpoolit, sipas The Times.

Sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua The Reds për 32.5 milionë funte verën e kaluar nga Aston Villa, por nuk ka arritur të bind trajnerin Jurgen Klopp.

Reprezentuesi belg deri më tani ka shënuar vetëm shtatë gola në 24 paraqitjet në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

Trajneri i West Ham, Slaven Bilic po këmbëngul në sigurimin e shërbimeve të Bentekes edhe pse paga e tij mund të jetë një problem.

Belgu aktualisht është duke u paguar 120 mijë funte në javë, ndërsa West Ham është i gatshëm ta paguaj rreth 80 mijë funte për shtatë ditë. /Telegrafi/