Site icon Telegrafi

Bënte “twerk” në skenën e klubit të natës, i dashuri i saj pushtohet nga xhelozia – e godet partneren me shqelm në fytyrë

Ky është momenti kur një vajzë e cila po dhuronte “spektakël”, duke bërë twerk në skenën e një klubi të natës para dhjetëra të pranishmëve, goditet me shqelm në fytyrë nga një person i cili raportohet se ishte i dashuri i saj.

Videoja është filmuar nga një mysafir gjatë një nate plotë muzikë në Pojuca, në pjesën verilindore të Brazilit, transmeton Telegrafi.

I dashuri i vajzës që shqelmohet në fytyrë kishte humbur durimin dhe ishte bërë xheloz, për faktin se ajo po bënte “twerk” para masës.

Emri i vajzës që e pëson keq nuk është zbuluar, ndërsa të pranishmit mbetën të habitur kur panë veprimin e egër të partnerit që ishte verbuar nga xhelozia.

Sipas pronarit të lokalit bëhet fjalë për një çift, ku si pasojë e xhelozisë së tepruar erdhi deri të dhuna e paparë, ndërsa sulmuesi është kapur nga rojet e lokalit që ia dorëzuan policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version