Site icon Telegrafi

Bënte seks 10 herë në ditë, dhe për këtë humbi punën dhe miqtë (Foto)

Sami Walton (29) për shkak të varësisë ka humbur punën dhe shumë miq, por ajo nuk përdor alkool e as drogë.

Varësia e saj shpesh i bën njerëzit të qeshin, por në fakt kjo lloj varësie i ka shndërruar jetën në ferr. Bëhet fjalë për varësi nga seksi, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë ditë “kur i prinë fati” dhe kryen 10 herë në ditë marrëdhënie seksuale, por kur partneri i saj James Keates (38) nuk mund të mbajë ritmin, Sami i drejtohet koleksionit të lodrave të seksit, që i ka blerë në vlerë prej 2.000 dollarë.

E gjithë filloi në fillim të njëzetave të saj, kur kjo angleze u prish me partnerin e saj me të cilin ishte për shumë vjet dhe filloi të shkoj nga shtrati në shtrat.

Sami thotë se e ka vizituar gjithë vendin, duke kërkuar lidhje për një natë qoftë me meshkuj apo femra.

Ajo nuk arrinte të gjente një partner të qëndrueshëm, pasi askush nuk mund t’i shuante etjen për seks, kurse në vitin 2010 e kuptoi se ka një problem serioz kur u zgjua nga shtrati i një dhome qindra kilometra larg shtëpisë së vet, për të cilën nuk mund të kujtohej se si kishte shkuar atje.

Me t’u kthyer në shtëpi, ajo menjëherë vizitoi gjinekologun i cili gjithashtu nuk arriti t’i ndihmojë, por vetëm i shënoi disa ilaçe. /Telegrafi/

Exit mobile version