Site icon Telegrafi

Bënte paradë rrugëve i veshur si i burgosur, e krahasonte vaksinimin kundër COVID-19 me Holokaustin, sulmohet nga dy gra izraelite  

Një burrë që kundërshton ashpër vaksinimin kundër COVID-19, është sulmuar nga një grua – pasi që bënte paradë rrugëve i veshur i burgosur.

Kalimtarët e shokuar filmonin burrin duke shëtitur rrugëve të Melbourne, Australi, i veshur me rroba të llogoreve duke e krahasuar vaksinimin e obligueshëm kundër COVID-19 me Holokaustin, transmeton Telegrafi.

“Historia po përsëritet”, thuhet në transparentin që e mbante burri derisa bërtiste që vaksinat janë thjesht propagandë.

E ishin dy gra me prejardhje izraelite që iu afruan, duke ia bërë me dije se krahasimi me hebrenjtë është “një turp i madh”. Madje doli të jetë që njëra prej tyre ishte e mbijetuara e Holokaustit.

E policia që fillimisht nuk reagoi, ndërhyri kur një grua e nervozuar në të 40-at iu vërsul burrit. Kalimtarët pyetën policinë se pse po arrestojnë dy gratë e jo burrin – ata u përgjigjën shkurt se e ka të garantuar lirinë e të shprehurit. /Telegrafi/

Exit mobile version