Ylli i Tottenhamit, Rodrigo Bentancur, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit e Anglisë për një ofendim që bëri ndaj bashkëlojtarit të tij Son Heung-min gjatë një interviste.
Mefushori uruguaian është dënuar me shtatë ndeshje mos lojë nga FA si pasojë e këtyre komenteve që dha për Canal 10 gjatë muajit korrik.
Pasi u pyet për të shfaqur fanellën e një lojtari të Tottenhamit, Bentancur dyshohet se u përgjigj: Të Son? Mund të jetë edhe kushëriri i Son gjithashtu, sepse ata të gjithë duken njësoj.
Son kishte konfirmuar më pas se Bentancuar i ka kërkuar falje privatisht, teksa mesfushori kishte postuar faljen e tij publike në rrjetet sociale.
🚨⛔️ Rodrigo Bentancur has been given a 7 game ban for using a racial slur about Son!
Plus a £100,000 fine for a breach of FA Rule E3 in relation to a media interview.
He can still play in the Europa League for Tottenham — NO domestic games allowed. pic.twitter.com/yWV65x8goS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 18, 2024
Javën e kaluar u raportua se Spurs po pret që 27-vjeçari të merr një dënim prej shtatë ndeshjesh, sipas së cilës ai do të humbiste disa ndeshje të rëndësishme.
Pas konfirmimit të këtij dënimi, Bentancur nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Manchester Cityt, Liverpool dhe gjysmëfinalen ndaj Manchester United në Carabao Cup.
Përveç dënimit me ndeshje, uruguaiani gjithashtu do të detyrohet që të paguajë edhe një shumë të majme parash në vlerë prej 100 mijë eurosh./Telegrafi/