Telegrafi

Bentancur: Buffon e përjetoi keq eliminimin nga Suedia, shpresoj të jem në Kampionatin Botëror

WARSAW, POLAND - NOVEMBER 10: (L) Rodrigo Bentancur from Uruguay fights for the ball with (R) Jakub Blaszczykowski from Poland during the International Friendly match between Poland and Uruguay at National Stadium on November 10, 2017 in Warsaw, Poland. (Photo by Adam Nurkiewicz/Getty Images)

Mesfushori i Juventusi,  Rodrigo Bentancur, ka thënë se Gianluigi Buffon e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Italisë nga play-offi i Kupës së Botës. 

Azzurrët u eliminuan nga Suedia në ndeshjen play-off, duke e humbur mundësinë që të luajnë në Rusi.

Buffoni e kishte paramenduar pensionimit në këtë garë.

“Italianët e përjetuan shumë keq. Ishte shumë gjë e keqe ta shihje fytyrën e Buffon”.

(Foto: Getty Images)

“Me Juan Cuadradon dhe argjentinasit bëjmë shpesh shaka në lidhje se si do të jetë Kupa e Botës”.

“[Paulo] Dybala dhe [Gonzalo] Higuain bëjnë shaka duke më thënë se kemi grup të lehtë, por ata e dinë që nuk është ashtu”.

Paulo Dybala dhe Rodrigo Bentancur te Juventusi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images )

“Duhet t’i luash ndeshjet dhe t’i fitosh”.

“Ka qenë shumë e rëndësishme për mua që jam futur në ndeshjet e fundit kualifikuese dhe miqësore, pasi grupi i lojtarëve është shumë garues”.

Rodrigo Bentancur në ndeshje ndaj Barcelonës . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Po punoj çdo ditë që të jem në Kupën e Botës”, ka thënë Bentancur. /Telegrafi/