Site icon Telegrafi

Benny Blanco kritikohet për surprizën e pazakontë të Shën Valentinit për Selena Gomez

Benny Blanco, i fejuari i Selena Gomez, është vënë në qendër të kritikave pas një surprize të pazakontë për Ditën e Shën Valentinit.

Në vend të një atmosfere romantike me petale trëndafilash, ai krijoi një shteg me nachos që çonte drejt tualetit, ku kishte formuar me patate të skuqura mesazhin “Unë (zemër) TY”.

Situata u bë edhe më e çuditshme kur Selena u përball me një vaskë të mbushur me djathë nacho, ku një tas i madh me patatina ishte vendosur për t’u zhytur në të, shkruan DailyMail.

Në një video të postuar nga Benny, ai shihet duke shijuar ushqimin nga vaska, çka shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale.

Fansat e përshkruan gjestin si “të neveritshëm”, “të pakuptimtë” dhe një përpjekje për vëmendje.

Komente ironike nuk munguan, me disa që vunë në dyshim higjienën e idesë dhe të tjerë që e konsideruan si një zgjedhje të dyshimtë romantike.

Pavarësisht reagimeve, Selena dhe Benny nuk duken të ndikuar.

Çifti, që u fejuan dhjetorin e kaluar, vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre, ndërsa kanë njoftuar edhe një projekt muzikor së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version