Telegrafi

Bennacer kthehet në Milanello për rehabilitim të mëtejshëm

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer u kthye në Milanello në fillim të kësaj jave për të filluar fazën përfundimtare të procesit të tij të rehabilitimit pas lëndimit të rëndë të gjurit që mori gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit në muajin maj.

Reprezentuesi algjerian u operua në gjurin e tij dhe pritej të lihej jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj, megjithëse afati kohor më vonë u rrit.

Bennacer nuk ka qenë i bazuar vetëm në Milano gjatë procesit të rikuperimit të tij, pasi ka qenë nën kujdesin e specialistëve në Francë, Algjeri, Marok dhe Katar, por tani, ai është kthyer në qendrën stërvitore të Milanit me pjesën tjetër të skuadrës.

Pritet që Bennacerit do t’i duhet akoma më shumë kohë përpara se të dalë sërish në fushë, me disa javë rehabilitim të mëtejshëm që kërkohet përpara se të jetë në gjendje të fillojë stërvitjen.

 

Sipas gazetës Tuttosport, një datë optimiste e kthimit do të ishte në mes të dhjetorit, megjithatë, është e mundur që një rikthim në janar të jetë një skenar më i mundshëm.

Ndërkohë, trajneri Stefano Pioli la të kuptohet në konferencën e tij të fundit për shtyp se ai mezi pret të jetë në gjendje të vendosë mesfushën e tij ‘ideale’, e cila do të përfshijë Bennacer së bashku me Tijjani Reijnders dhe Ruben Loftus-Cheek. /Telegrafi/