Telegrafi

Bennacer kalon testet mjekësore, bashkohet me Milanin më 10 gusht

Ismael Bennacer e ka mbyllur transferimin e tij te Milani, por ai pritet të bashkohet me klubin nga 10 gushti.

Bennacer e ka kaluar ditën në zyrat e Milanit duke i mbyllur testet mjekësore dhe duke e nënshkruar kontratën e tij me klubin.

Milanit kjo lëvizje do t’i kushtojë 16 milionë euro që do të paguhen te Empoli.

Sipas Radio Rossonera, mesfushorit do t’i jepet një pushim i zgjatur nga klubi, pasi ai e ndihmoi Algjerinë ta fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës.

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1153675198228553730

“Jam shumë i lumtur, Forza Milan”, ka thënë 21-vjeçari për mikrofonat e Sky Sport Italia. /Telegrafi/