Site icon Telegrafi

Benji Madden me dedikim emocional për ditëlindjen e 47-të të Cameron Diaz

Benji Madden dhe Cameron Diaz u martuan në vitin 2015 dhe shijojnë jetën tejet shumë jashtë syrit të publikut.

Së fundmi, muzikanti, 40-vjeç, ka postuar një fotografi bardh e zi në Instagram, për të uruar partneren e tij për ditëlindje.

“Urime ditëlindja për gruan time të bukur”, ai filloi përshkrimin me një varg ‘emoji’ zemrash. “Ti meriton çdo gjë të mirë në jetë. Jam i joti gjithmonë”, shkroi më tej Madden.

Diaz po ashtu po përqendrohet në martesën e saj me Madden. Të dy, të cilët u martuan në vitin 2015, bëjnë një jetë tejet të lumtur, duke mos pasur vëmendjen e publikut.

“Është kënaqësi që të tjerët nuk dinë për mua. Kohai me është e gjitha e imja. Unë nuk jam duke shitur asnjë film, dhe për shkak se nuk po shes asgjë, nuk kam pse t’i jap dikujt asgjë. Unë po jetoj jetën time”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Cameron Diaz në moshën 47-vjeçare po bëhet nënë për herë të parë

Gjithashtu, muaj më parë aktorja dhe bashkëshorti i saj shtatë vjet më i ri njoftuan se do bëhen prindër së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version