Site icon Telegrafi

Benjamin Pavard drejt Man United – tri mënyra se si mund të rreshtohen Djajtë e Kuq me francezin në skuadër

Manchester United po kërkon të nënshkruajë me mbrojtësin e Bayern Munichut, Benjamin Pavard, si zëvendësues për Harry Maguire i cili pritet të kalojë te West Ham.

Djajtë e Kuq po zhvillojnë bisedime me skuadrën e Bundesligës për një marrëveshje dhe francezi thuhet se është i hapur për një ndryshim të mjedisit.

Me Pavardin në skuadër, Erik ten Hag do të ketë një fitues të Kupës së Botës dhe një lojtar me shumë përvojë, të gjithanshëm, i cili mund të shtojë shumë kualitet në prapavijën e skuadrës.

Lexo po ashtu Bayerni e njofton Barcelonën, Liverpoolin dhe Manchester Unitedin për çmimin e Pavard

Ka disa mënyra se si mund të luajë Pavard te Manchester United dhe kjo i konvenon klubit.

Më poshtë mund t’i gjeni tri mënyra të veçanta se si Man United mund të rreshtohet me francezin në skuadër.

Opsioni 1: Mbrojtësi i djathtë

Opsioni 2: Alternativë e Rapha Varanes në qendër

Opsioni 3: Një mbrojtje me tre  

 /Telegrafi/

Exit mobile version