Telegrafi

Benjamin Mendy nis padinë ndaj ish-klubit të tij Man Cityt

Mbrojtësi francez Benjamin Mendy ka nisur një padi në drejtim të Manchester Cityt për shkak të pagave të papaguara.

Gjegjësisht, Mendy ka paraqitur një ankesë në Tribunalin e Punësimit për shkak të moskryerjes së obligimeve nga “Qytetarët”.

Francezi u lirua nga akuzat individuale për përdhunim dhe tentativë përdhunimi në fillim të këtij viti. Një juri profesionale e liroi atë në janar duke e shfajësuar për gjashtë përdhunime të dyshuara dhe një tentativë për sulm seksual.

Karriera futbollistike e Mendyt kishte mbetur pezull për më shumë se dy vjet, pasi ai ishte akuzuar për sulm ndaj dy grave gjatë një feste në rezidencëm e tij në Cheshire.

Pesë ditë pas shpalljes së pafajësisë, ai iu rikthye futbollit profesionist ku iu bashkua klubit francez Lorient, me të cilët debutoi në muajin shtator.

Megjithatë, Mendy tani poi kërkon paratë që i detyrohen derisa kontrata e tij të skadojë këtë verë ka raportuar Sky Sports./Telegrafi/