Telegrafi

Benjamin Mendy ka një vajzë jashtëmartesore – spanjollja tregon historinë teksa zbulon se francezi ia jep vetëm 400 euro në muaj

Benjamin Mendy është kthyer në një personazh mjaft të komentuar, por edhe kësaj radhe nuk ka lidhje me futbollin.

Mbrojtësi po pret të kthehet në fushë pasi më në fund ka mbyllur gjyqet pas akuzave për përdhunim që iu bënë në Angli.

Megjithatë, lajmi nuk është ndonjë rikthim i mundshëm i tij, por fakti se është zbuluar se ka një vajzë sekrete me një spanjolle.

Foto: Instagram

Yolanda Aguera ka treguar se ka njohur futbollistin në Barcelonë në vitin 2019 dhe nga marrëdhënia e tyre lindi një vajzë.

Një fëmijë për të cilën Mendy paguan vetëm 400 euro në muaj si mbështetje financiare, ndonëse është milioner i mirë paguar nga Manchester City.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Benjamin Mendy

Ajo tregoi se lojtari në fakt në këto vite e ka parë vetëm një herë vajzën e vogël, kur kishin qenë për ta vizituar në Manchester.

Foto: Darren Fletcher

Yolanda ka treguar për “The Sun” se si ishte njohur me Mendyn në mënyrë rastësore në Barcelonë.

“Dola për të pirë diçka me një shoqe dhe filluam të flisnim me të dhe shokun e tij. Ishte një tërheqje e menjëhershme mes të dyve. Kishte muzikë në atë lokal dhe pasi vallëzuam, u ula me të dhe u puthëm. Më tregoi mikja ime që ishte futbollist se nuk ia kisha idenë se kush ishte”, u shpreh ajo.

Foto: Darren Fletcher

“Më pas shkuam për darkë në një apartament që ai dhe miqtë kishin dhe kur një nga ata po përgatiste darkën, ai më mori për dore dhe shkuam në një dhomë ky kryem marrëdhënie seksuale”, tregoi ish-punonjësja e bankës e cila disa javë më vonë kishte mësuar se kishe mbetur shtatzënë dhe kishte vendosur të lindte vajzën e vogël, duke ruajtur deri më sot sekretin e Mendy.

E njëjta u bë nënë më 22 prill të vitit 2020 dhe vajza e tyre tani është trevjeçare.

Foto: Darren Fletcher

Yolanda i tha Mendyt për shtatzëninë e saj, por nuk e përmendi atë si baba në certifikatën e lindjes, megjithëse ai nuk e ka kontestuar atësinë.

Që atëherë ata janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje për kujdesin e vajzës së tyre. /Telegrafi/

Foto: Darren Fletcher