Telegrafi

Benjamin Mendy deklaroi para gjykatës se ka fjetur me 10,000 gra

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, përdhunoi një grua të re dhe më pas i tha asaj “kam bërë seks me 10,000 gra”.

28-vjeçari akuzohet se ka sulmuar gruan 24-vjeçare në atë kohë, në rezidencën e tij prej 5.5 milionë eurosh në Mottram St Andrew, Cheshire, në tetor të vitit 2020.

Ai akuzohet gjithashtu për tentativën e përdhunimit të një gruaje tjetër, 29-vjeçare në atë kohë, e cila tha se e kishte sulmuar edhe në shtëpinë e tij dy vjet më parë.

Lexo po ashtu Benjamin Mendy shpallet i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual

Futbollisti i mohon të dyja akuzat. Ai është në gjyq në Chester Crown Court.

Jurisë prej gjashtë grave dhe gjashtë burrave iu tha gjykatësi Stephen Everett se francezi u shpall i pafajshëm për veprat seksuale të pretenduara nga gra të tjera pas një gjyqi që përfundoi në janar të këtij viti.

Ai u tha anëtarëve të jurisë se herën e fundit nuk mundi të merrte vendime për dy akuzat që po dëgjojnë, atë të përdhunimit dhe tentativës për përdhunim.

Gjykatësi i paralajmëroi ata që të mos kërkojnë detaje të gjyqit të kaluar ose të ndjekin mbulimin në media dhe të vendosin çështjen vetëm mbi provat e dëgjuara në gjykatë në gjykimin aktual.

Lexo po ashtu Derisa Mendy po qëndron në burg, Guardiola lëshoi deklarata interesante për francezin që akuzohet për përdhunime

Benjamin Aina duke hapur gjyqin, tha: “Benjamin Mendy është një futbollist që ishte nën kontratë me Manchester Cityn”.

“Ai kishte festa dhe organizime shoqërore në shtëpinë e tij, The Spinney, në Mottram St Andreë, Cheshire”.

“Ai kishte mysafirë burra dhe gra në takimet e tij shoqërore. Është rasti i prokurorisë që në dy raste zoti Mendy ka përfituar nga dy nga të ftuarat e tij”.

“Në një rast ai tentoi të bënte seks të detyruar me një mysafire, gruan A. Në një rast tjetër ai përdhunoi një mysafire në një nga dhomat e tij të gjumit, gruan B”, ka shtuar më tej gjykatësi.

Lexo po ashtu Mendy zbulon gjënë e tmerrshme që ia ka bërë Manchester City, posa përfundoi në burg

Aina tha se Mendy takoi për herë të parë gruan A, një studente në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ishte në një klub nate në Barcelonë në fund të 2017.

Dy vjet më vonë, gruaja B ishte jashtë me miqtë në një bar në Alderley Edge, Cheshire, pranë shtëpisë së zotit Mendy, kur ata u ftuan përsëri në shtëpinë e futbollistit.

Ajo pretendon se i akuzuari ia mori telefonin e saj, i cili përmbante foto “intime”, më pas e çoi në dhomën e tij të gjumit, ndërsa ajo i kërkoi t’i kthente telefonin.

Aina i tha jurisë më tej: “Në këtë fazë, Mendy bëri një hap prapa dhe i tha gruas B ‘je shumë e turpshme’.

Lexo po ashtu Nga kontrata 30 milionëshe, tek paga pesë euro në ditë - Mendy rrëfen tmerrin që po e përjeton në burg

“Z. Mendy kishte vazhduar duke i thënë asaj: ‘Është mirë. Unë kam bërë seks me 10,000 gra”.

Futbollisti i tha policisë në të dyja rastet se çdo kontakt seksual ishte konsensual dhe mohon çdo keqbërje. /Telegrafi/