Site icon Telegrafi

Benjamin Kololli vazhdon shkëlqimin dhe golat te Zurichu

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli e ka shënuar vetën në listën e golashënuesve edhe në këtë fundjavë në Superligën e Zvicrës.

Ndeshja e javës së 12-të në Superligën e Zvicrës në mes të St. Gallenit dhe Zurichut ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 3-2.

Megjithatë, edhe përkundër humbjes, te Zurichu shenj ka lënë ylli i Kosovës, Kololli, i cili ka gjetur rrjetën në këtë ndeshje.

Lexo po ashtu Kololli vazhdon me formë të lartë dhe gola, shënon edhe ndaj Young Boysit

Kololli arriti të shënoj gol në minutën e 68-të të ndeshjes duke ngushtuar epërsinë në 2-1.

Gol i Kolollit ishte i bukur dhe erdhi nga brenda zonës pas asistimit të Stephen Odey.

Në aspektin individual, Kololli po kalon në formë të lartë pasi ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.

Në anën tjetër, skuadra e tij, Zurichu renditen në pozitën e katërt me 17 pikë të tubuara. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootballSwiss/status/1056584337100025856

 

Exit mobile version