Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli njëherësh anësori i Zvicrës, është takuar me reperin e njohur shqiptar, Unikkatil.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, derisa ndoqi nga afër koncertin e reperit të mbajtur në Zvicër për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij të shumtë, Kololli në përshkrim e shënoi vetëm numrin “#1”, që lë të kuptohet se është artisti numër një në trojet shqiptare.
Ndërkohë, ky koncert i Viktor Palokajt ishte mbajtur për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, ku pesë franga nga hyrja e secilit dhe pesë nga vet reperi do të dhuroheshin për popullin tonë.
Kjo fotografi e futbollistit shqiptar mori me mijëra pëlqime dhe komente të ndryshme nga miqtë dhe kolegët e tij.
Kololli momentalisht po kalon një edicion mes lëndimesh ku nuk ka bërë edhe shumë paraqitje te Zvicra, teksa në Kosovë mungoi në disa ndeshje të rëndësishme në kualifikimet e fundit. /Telegrafi/