Ylli i Kosovës, Benjamin Kololli po i kalon së bashku pushimet me atë të Belgjikës, Adnan Januzajn në Mikonos të Greqisë.
Të dy futbollistët kanë qenë në vizitë te restranti i kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gokce në Greqi.
Kololli dhe Januzaj e kanë shijuar biftekun e famshëm me flori 24- karatësh që kushton hiq më pak se 1200 euro.
Ka qenë Benjamin Kololli ai që e ka shpërndarë videon në rrjetin e tij social “Instagram”.
“Salt Bae” siç e njohin të gjithë, i quajtur Nusret Gokce i ka shërbyer vetë Januzajt, duke e ushqyer, pasi ia ka hedhur kripën që është specialiteti i tij .
Para disa muajsh ka qenë francezi Franck Ribery që e ka vizituar kuzhinierin e famshëm dhe kishte paguar për një biftek të tillë, ku pastaj ishte bërë lajm në mediat ndërkombëtare. /Telegrafi/