Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve.
Është mbrojtësi i majtë, Benjamin Kololli, i cili ka shënuar një gol të bukur me parabolë për 0-2.
Goli i Kolollit erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes.
Ky gol u shënua pas një aksioni të mirë me Milot Rashicën.
Në anën tjetër, goli i 0-1 erdhi në minutën e 15-të nga Vedat Muriqi. /Telegrafi/