Site icon Telegrafi

Benito nuk ka të ndalur, paralajmëron rikthim të fuqishëm

Pas suksesit dhe këngës shumë të përfolur “Sonte ti ku je”, Benito ka bërë të ditur se së shpejti sjell një projekt të realizuar nga BLACK FISH.

Arben Dibrani – Benito, këngëtari i cili u përfol shumë ditëve që lamë pas, për përplasjen me producentin Blero rreth këngës “Sonte ti ku je”, ndonëse i larguar nga YouTube me 120.000 klikime të grumbulluara vetëm për një javë, ka paralajmëruar rikthimin sërish.

Benito shumë shpejt do të sjell një tjetër këngë shumë të fuqishme, por kësaj radhe ka vendosur që punën t’ia besojë Genc Prelvukajt.

Përgjatë vitit 2018, ai ka sjellë 9 projekte ku dhe ka eksperimentuar mjaft me zhanret e muzikës.

Pa dhënë shumë detaje në lidhje me projektin e ri, të cilin do ta finalizojë gjatë muajit shkurt, një gjë është e sigurt që, kjo këngë, do ta pushtojë tregun dhe do ta sjell Beniton ndryshe nga herët tjera.

A.Z.

/Telegrafi/

Exit mobile version