Evertoni e ka konfirmuar angazhimin e Rafael Benitezit në postin e trajnerit.
Strategu spanjoll ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me klubin, ku do ta nisë punën më 5 korrik.
“Rafa na ka lënë përshtypje të madhe me njohuritë e tij dhe përvojën, por mbi të gjitha, me pasionin dhe urinë që ka shprehur për klubin”, ka deklaruar aksionari kryesor i Evertonit, Farhad Moshiri.
Our new manager. pic.twitter.com/1FulLthzyF
— Everton (@Everton) June 30, 2021
Në karrierën e tij si trajner, Benitez ka fituar shtatë tituj të mëdhenj, duke përfshirë La Ligan, Kupën e Italisë, Kupën FA, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve – gjatë qëndrimeve të tij në Spanjë, Angli dhe Itali.
Ai ka qenë trajner i rivalit lokal të Evertonit, Liverpool, gjatë viteve 2004-2010. /Telegrafi/