Telegrafi

Benitez: Unirea Urziceni një rival serioz

Shorti i djeshëm në Nyon të Zvicrës, nxori Liverpoolin përballë Unirea Urziceni. Ekipi rumun renditet mbi Liverpooliat, falë paraqitjeve më të mira në Evropë, andaj do të ketë avantazhin për të zhvilluar ndeshjen e dytë në fushë vendore.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata ishin në Ligën e Kampionëve. Unë e kam përcjellë grupin e tyre dhe e di se do të jetë vështirë. Por ne jemi Liverpool dhe duhet të kemi vetëbesim”, ka thënë Benitez./Telegrafi/