Telegrafi

Benitez: Torres vlen 70 milionë funte

“Ato që ne harxhuam për të ishin shumë para, por kurrë nuk e kam pasur as dyshimin më të vogël se ai ia vlen. Kam thënë se mendoj se ai ishte i lirë, dhe kështu është. Shpresoj se do ta themi këtë për shumë vite, pasi mund të shoh se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë”, ka thënë Benitez.

“Ju mund të pyeteni se sa ai vlen tash. Është vështirë të thuhet një shifër, por do të ishte së paku 70 milionë funte. Gjatë verës, kishte agjentë të klubeve angleze të cilët na kontaktuan për të pyetur për çmimin e tij. Ata flisnin për shifra shumë të larta, por pa dyshim ai nuk është në shitje, për asnjë çmim”, ka shtuar spanjolli.