Telegrafi

Benitez: Torres nuk është në shitje

Është spekuluar se Manchester City ka gati 60 milionë funte për të transferuar spanjollin, pohime të cilat Benitez i quan absurde.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se Fernando Torres nuk është në shitje dhe ai ka edhe tre vite në kontratën e tij. Kështu që, si mund ta transferojnë ata një lojtar, që nuk dëshiron të largohet? ”.

“A do të shpenzoj unë? Natyrisht. Më duhet një sulmues i klasit botëror, por me respekt për pronarët nuk dua të hedh para. Nëse kemi nevojë për një sulmues të mirë, ne do të shpenzojmë”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/