Telegrafi

Benitez, të martën trajner i Interit?

Massimo Moratti dhe drejtori i Interit, Marco Branca janë takuar sot pasdite në zyrat e Interit me agjentin e Benitez, Quillon, me ç’rast marrëveshja është arritur, porse zyrtarizimi do të bëhet nesër.

“Nuk do të kalojë dhe aq shumë kohë. Ne kemi kompletuar negociatat dhe definuam gjithçka. Mendoj se koha po afrohet, nesër do ta bëjmë zyrtarizimin, nuk ka dyshim për këtë. Marrëveshja ishte normale dhe e shpejtë.”, theksoi Moratti për gazetarët pas takimit. /Telegrafi/