Telegrafi

Benitez te Juve? Gjithçka është e mundur

Manuel Garcia Quilon, agjenti i trajnerit spanjoll, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë, por jo deri në qershor.

“Benitez te Juventus? Në futboll kurrë s’i dihet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas pesë ose gjashtë muajsh”.

“Në futboll gjithçka ndryshon shpejt, por principi bazë është se Rafa ende ka kontratë katërvjeçare me Liverpoolin”, është shprehur agjenti për calciomercato.it. /Telegrafi/