Telegrafi

Benitez të drejtojë Cityn?

Sipas Daily Star, spanjolli ka filluar të bëjë planet e rikthimit në Angli, përkundër faktit që posa shkoi te Interi. Familja e Benitezit është ambientuar aq mirë në Angli, sa që shtëpinë e tyre luksoze nuk e vendosin dot në shitje, por e kanë dhënë me qira.

Benitez ka qenë gjithnjë kandidat për postin e Cityt, por pas emërimit të ish-trajnerit të Interit në këtë post, Benitez u kthye kah Nerazzurrët. Është pak e mundshme që spanjolli të ripërsërisë sukseset e Jose Mourinhos dhe për këtë shkak, ai është duke planifikuar largimin nga Milano, në fund të sezonit që do të fillojë në gusht. /Telegrafi/