Telegrafi

Benitez (s’)transferohet te Interi

Pasi u largua edhe zyrtarisht nga Liverpooli, Rafa Benitez po spekulohet se është tashmë trajner i ri i Interit. Megjithatë, sipas La Gazzeta dello Sport, Benitez nuk është më në listën e Morattit, ndërsa favoriti për pankinën e Interit është Guus Hiddink, kurse opsioni rezervë mbetet Manuel Pellegrini.

Nga ana tjetër, një raport të kundërt me atë të La Gazzetas, e jep Il Corriere dello Sport, që përveç se e quan tanimë Benitezin trajner të Interit, pohon se spanjolli do të sjellë në Meazza edhe Javier Mascheranon për 30 milionë euro dhe Dirk Kuyt për 15 milionë euro. /Telegrafi/