Telegrafi

Benitez: Si të fitojmë pa investime?

“Tani për tani, klubi ka një emër të madh me histori të madhe dhe të gjithë presin që ne të jemi në maje. Por, në realitet ne nuk kemi para, kështu që duhet të menaxhojmë me pritjet. Jamie Carragher dhe Fernando Torres kanë folur për nevojën për tri ose pesë lojtarë të rinj dhe unë pajtohem me ta. Unë në Juve? Nuk e mohoj!”.

“Na duhen lojtarë të rinj për ekip më të fortë. Kur jam pyetur se sa më nevojiten, unë kam thënë se një sulmues klasi kushton mbi 15 milionë funte. A më ka premtuar dikush investime? Jo”, përfundoi Benitez. /Telegrafi/