Telegrafi

Benitez rrit ofertën për Silvan

Mirror shkruan se Benitez kishte menduar se ishte në favor për të marrë shërbimet e Silvas nga ish-klubi i tij, Valencia, derisa në skenë nuk doli Real Madrid.

Drejtori sportiv i Realit, Miguel Paradeza, dhe drejtori gjeneral Jorge Valdano, raportohet se janë takuar me agjentin e Silva, Julio Llorente, më herët gjatë kësaj jave.

Duke parë ‘kërcënimin’ nga klubi spanjoll, Benitez raportohet se e ka ngritur ofertën e tij fillestare prej 15 milionë në 18 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të mjaftojë për të sjellë edhe një spanjoll në radhët e Liverpoolit.