Telegrafi

Benitez përmend dy arsye për fillimin e dobët

“Dy gjëra. Një ishin pritjet. Kur përfunduam sezonin e kaluar me 86 pikë, mendoj se çdokush priste që ky vit të jetë i yni. Por mesazhi është gjithmonë i njëjtë, duhet të mendojmë vetëm për një ndeshje në një kohë, të përpiqemi t’i fitojmë tre pikët dhe të shohim ku është pozita jonë në secilën javë”, ka thënë Benitez.

“Nuk mund të fitoni tituj në shtator, andaj duhet të arrini në janar dhe të shihni se ku jeni, dhe pastaj prilli dhe maji është koha kur duhet të luftoni”.

“Gjëja tjetër është se para-sezoni ishte i vështirë me shumë lojtarë që u kthyen në kohë të ndryshme. U përpoqëm ta menaxhojmë situatën dhe pastaj kishim edhe një pauzë ndërkombëtare, andaj nuk kishim shumë kohë”, ka shtuar spanjolli.